Tuti Sejdiu, 19-vjeçarja nga Komuna e Gjilanit është shpallur “Miss Universe Kosova 2020” në edicionin e kaluar të këtij spektakli, nga i cili siguroi biletën për përfaqësimin e vendit në evenimentin e madh të bukurisë “Miss Universe”.
Ndërsa rrëmbeu kurorën e më të bukurës, modelja shqiptare njëkohësisht për publikun zbuloi qëllimin për të cilin kishte konkurruar, e që kishte të bënte me një histori private e paksa familjare për këtë edhe çmimin ia dedikoi atyre.
Ajo po ashtu e mbylli vitin në Izrael, teksa qëndroi për afro tri javë radhazi për të përfaqësuar Kosovën me një sërë shtetesh nga e gjithë bota.
Për të na zbuluar më shumë se si shkoi për të viti 2021, eksperiencën si fituese e “Miss Universe” e shumë të tjera, Tuti tregon çdo gjë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.
Me plane të mëdha e synime të qarta, Sejdiu gjithashtu thekson se në vitin 2022 do të ketë shumë risi e projekte.
Vitin që lamë pas u zgjodhët “Miss Universe Kosova 2020”, si ka qenë ky vit për Tuti Sejdiun?
“Për mua ky vit nuk ka qenë edhe shumë i lehtë për arsye se kam pasur shumë angazhime dhe është dashur që t’iu përkushtohem shumë ‘Miss Universe’ në të cilin kam qëndruar për tre muaj radhazi, kemi punuar atje vazhdimisht pa pushim kështu që ky vit ka qenë edhe i lodhur por edhe me shumë risi e me shumë gjëra pozitive, u zgjodha ‘Miss Kosova’ edhe jam ndjerë shumë e nderuar që më ka ardhur mundësia që ta përfaqësojë Kosovën”.
Nga kjo periudhë, ishit shumë e komentuar në rrjetet sociale e shoëbizin shqiptar. Si mendon që u pritët nga publiku?
“Nga publiku kam pasur shumë përkrahje të madhe por ka qenë edhe pak stresuese për arsye se jam stërfolur nëpër media vazhdimisht por me kohën gradualisht jam mësuar edhe unë me këto gjërat, më janë bërë të përditshme, kështu që e kam kaluar shumë mirë”.
Nga një jetë të thjeshtë në një stad krejtësisht tjetër? Si e përshkruan veten në jetë publike e rrethuar me kaq shumë njerëz?
“Të jesh një ‘Miss’ nuk është aspak e lehtë, do shumë përkushtim si në përditshmëri ashtu edhe në punën profesionale se duhet me qenë shumë e kujdesshme sikur kur del në mëngjes ose në drekë apo darkë kudo që shkon po ashtu edhe në punën profesionale duhet shumë angazhim e shumë përkushtim i madh. Mua më kanë përkrahur jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar se kam marrë pjesë dy herë në ‘Miss Universe’, më kanë përkrahur vazhdimisht ka pas edhe prej atyre që nuk më kanë mbështetur por 80 për qind e popullatës më kanë përkrahur shumë edhe më kanë ndihmuar që të vazhdoj e të eci përpara që ta shijoj kurorën”.
Si është një ditë e zakonshme e juaja, kur zgjohesh dhe si e kalon ditën?
“Përditshmëria ime, kur zgjohem në mëngjes zakonisht në orën 8:00 shkoj në palestër do të thotë çdo ditë merrem me sport, sporti është për mua primar, Gjatë ditës merrem me ndonjë projekt, ndonjë fotosesion kështu në përgjithësi. Nuk e kaloj përditshmërinë time pasive”.
Ke arritur qëllimin si modele, çfarë synon tjetër Tuti Sejdiu?
“Në të ardhmen dua të bëhem një dizajnere, e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël dhe mendoj që do ta realizoj shumë shpejt”.
Vitin e kaluar, ju do nisnit punën për një projekt jashtë fushës? Na zbuloni pak më shumë se për çfarë bëhet fjalë?
“Jam duke punuar në një organizatë për të drejtat e femrave, por që ende kërkon përkushtim na duhet një staf i gjerë, i madh dhe shumë profesional. Kemi pasur edhe një takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila ka qenë një përkrahëse e madhe ndaj meje dhe së shpejti besoj se do ta bëjmë një organizatë shumë të madhe dhe shumë profesionale. Jam duke punuar shumë në këtë drejtim kur të hapet do të bëhet edhe publike”.
Në muajin dhjetor po ashtu ke qenë pjesë e evenimentit “Miss Universe” për të përfaqësuar Kosovën, mund të rrëfeni pak eksperiencën tuaj?
“Në Izrael kam përfaqësuar vendin tim dhe sapo jam kthyer nga Izraeli në Kosovë, atje kam pasur një eksperiencë jashtëzakonisht shumë të mirë ku kemi qëndruar rreth tri javë atje, kemi njohur shtete të ndryshme, kemi krijuar një shoqëri shumë të mirë ka qenë një periudhë shumë shumë e mirë dhe do të mbes gjithmonë në kujtim për mua. Rezultatet nuk ishin ashtu siç i prisja sepse isha shumë e përgatitur që të paktën të hyja në top 16 por meqenëse ne si shtet jemi shumë i vogël dhe nuk kemi shumë perspektivë si shtetet e tjera, kështu që jemi në rregull jam e kënaqur”.
Nga eventi i lartpërmendur qëndruat afro dy javë me përfaqësueset nga e gjithë bota, prisnit fitore? A shkoi gjithçka ashtu siç e paramenduat?
“Fitoren nuk është se e prisja, siç e ceka edhe më herët. Shteti ynë është shumë i vogël dhe na duhet më shumë mbështetje, kështu që gjithmonë Kosova dhe Shqipëria nuk është mbështetur shumë si ‘Miss’, sepse ‘Miss’- et nuk përkrahen”.
Krahas fushës së modelingut, cilat janë planet e Tutit për 2022?
“Për vitin 2022 kam bërë shumë plane, do të sjellë shumë projekte dhe shumë risi të cilat do të mbeten që të shihen”.
Mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?
“Ju uroj një vit shumë të mbarë dhe shumë të suksesshëm, shpresoj që edhe pandemia të largohet në mënyrë që të mund t’i realizojmë planet tona. Ju jap një mesazh dhe një këshillë, ndiqni ëndrrat e juaja, mos ndaloni së punuari sepse gjithmonë, gjithmonë do të arrini vetëm me punë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë