LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i Dubait u urdhërua nga gjykata t’i paguajë 645 milionë euro ish-gruas së tij dhe fëmijëve të tyre

Udhëheqësi i Dubait u urdhërua nga gjykata t’i paguajë 645 milionë euro ish-gruas së tij dhe fëmijëve të tyre

Udhëheqësi i Dubait, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, u urdhërua të martën t’ia paguajë më shumë se 640 milionë euro ish-gruas së tij dhe fëmijëve të tyre, në atë që besohet të jetë marrëveshja më e madhe e divorcit e dhënë nga një gjykatë britanike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kreu 72-vjeçar i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do të duhet të paguajë rreth 300 milionë euro për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya Brint al-Hussein të Jordanisë, 47-vjeçare, dhe duhet të bëjë pagesa për fëmijët e tyre Al Jalila, 14 vjeç, dhe Zayed, nëntë vjeç, më shumë se 340 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes dhe sigurisë, sipas një vendimi të publikuar të martën.


Në një vendim me shkrim, Justice Moor tha se “në mënyrë unike” “kërcënimi kryesor” për Haya-n dhe fëmijët erdhi nga Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum.

Haya iku në Britani në muajin prill të vitit 2019 me dy fëmijët e saj. Që atëherë, në në një seri seancash në lidhje me kujdestarinë, aksesin dhe mbështetjen financiare, të cilat deri më tani kanë kushtuar mbi 70 milion funte në tarifat ligjore, gjyqtarët e gjykatës së lartë kanë gjetur në balancën e probabiliteteve që;

Sheikh Mohammed orkestroi rrëmbimet e dy prej fëmijëve të tij të tjerë, Princeshës Latifa dhe Princeshë Shamsa – në rastin e fundit nga rrugët e Kembrixhit – dhe e nënshtroi Haya-n ndaj një fushate “frikësimi”;

Duke përdorur programin spiun Pegasus të NSO Group, ai hakoi telefonat e Haya-s dhe pesë prej bashkëpunëtorëve të saj, duke përfshirë dy prej avokatëve të saj, ndërsa çifti ishte i mbyllur në procedurat gjyqësore;

Agjentët e tij u përpoqën të blinin një pronë prej 30 milionë funte afër me shtëpinë e Haya-s në Berkshire në një “kërcënim shumë të rëndësishëm për sigurinë e saj”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia tragjike e një zhytësi që humbi në një shpellë të errët në Afrikë: Një mesazh prekës u gjet pranë trupit të tij

Historia tragjike e një zhytësi që humbi në një shpellë të errët në Afrikë: Një mesazh prekës u gjet pranë trupit të tij

Afrika
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Evropa
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse

Evropa
Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Evropa
Kalo në kategori