LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i armatosur po mban peng dy gra në një qendër tregtare në Paris – kërkon të bisedojë me ministrin e Drejtësisë

Një burrë i armatosur po mban peng dy gra në një qendër tregtare në Paris – kërkon të bisedojë me ministrin e Drejtësisë

Në Paris është duke ndodhur një krizë e pengmarrjes. Një burrë i armatosur me armë të ftohtë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare në Paris.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë franceze, që po tentojnë të shpëtojnë dy gratë që janë marrë peng, transmeton Telegrafi.


E tërë zona ku po ndodh drama është mbyllur për qarkullim, e autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të Parisit që të mos e vizitojnë këtë pjesë të qytetit derisa policia të del me një njoftim të ri.

Sipas informacioneve të para, pengmarrësi është i njohur për autoritetet që ka probleme mendore. Fjala është siç raportojnë mediat lokale për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J. që i ka 56-vjet.

Ai ndër tjera ka kërkuar që të bisedojë me ministrin francez të Drejtësisë. Në anën tjetër ministri francez Eric Dupond-Moretti, ua ka bërë të ditur njësive speciale të policisë së Parisit se është i qasshëm dhe i hapur për zgjidhjen e çfarëdo problemi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori