LAJMI I FUNDIT:

“Festo me zemër, jo me armë”, policia në Ferizaj me fushatë vetëdijësuese

“Festo me zemër, jo me armë”, policia në Ferizaj me fushatë vetëdijësuese

Duke marrë parasysh që festat e fundvitit po afrohen, Policia Rajonale e Ferizajt, sot në prani edhe të medieve lokale ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata t’i marrin masat e nevojshme që festat e fundvitit të kalojnë pa incidente .

Sipas njoftimit të Policisë, patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.

“Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj, personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit, përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon), personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt, përdorimi i fishekzjarrëve është i rrezikshëm për fëmijë, ndezja e fishekzjarrëve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit”, thuhet në njoftim.


Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt do të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e parandalimin e incidenteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori