LAJMI I FUNDIT:

Policia në Prizren për tri ditë gjobiti 131 për persona për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia në Prizren për tri ditë gjobiti 131 për persona për mosrespektim të masave anti-COVID
Foto: Ilustrim

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19 dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, në datat 17/18 dhe 19 dhjetor, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit.

“Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion. Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Drejtësi
Lajçak tregon “shqetësimet e Vuçiqit” pas takimit me presidentin serb - thotë se zgjidhjet të gjenden në dialog

Lajçak tregon “shqetësimet e Vuçiqit” pas takimit me presidentin serb - thotë se zgjidhjet të gjenden në dialog

Lajme
Kurti në veri vendos gurthemele dhe takohet me qytetarë

Kurti në veri vendos gurthemele dhe takohet me qytetarë

Lajme
Lobimi në SHBA, dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë

Lobimi në SHBA, dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë

Lajme
Stano: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, nëse duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Stano: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, nëse duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori