LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Filadelfia lindi fëmijën në ulësen e përparme të Tesla, derisa veturën e kishte vendosur në autopilot

Gruaja nga Filadelfia lindi fëmijën në ulësen e përparme të Tesla, derisa veturën e kishte vendosur në autopilot

Një nënë nga Filadelfia ka sjellë në jetë atë që besohet të jetë “foshnja e parë Tesla në botë”: një foshnjë e lindur në ulësen e përparme të një makine elektrike inteligjente ndërsa ajo po ngiste me autopilot.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lindja e jashtëzakonshme, e raportuar nga Philadelphia Inquirer, ndodhi në shtator, ndërsa Yiran Sherry, 33 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Keating Sherry, 34 vjeç, po çonin djalin e tyre tre-vjeçar Rafa në parashkollor.

Dhe gjatë rrugës, ajo filloi të ndjente dhimbjet e mëdha të lindjes ndërsa familja ishte e bllokuar në trafik.


Me kontraktimet që rriteshin me shpejtësi dhe trafiku mezi lëvizte, çifti e kuptoi se nuk do t’ia dilnin me kohë.

Kështu, Keating Sherry e vendosi automjetin në autopilot dhe vendosi sistemin e navigimit për në spital, 20 minuta larg në periferinë perëndimore të Paoli.

Ai tha se vuri njërën dorë butësisht në timonin e makinës ndërsa kujdesej për gruan e tij.

“Ajo po më shtrëngonte dorën deri në pikën ku mendova se do ta copëtonte atë”, tha Keating Sherry për Inquirer. “Po thoja] ‘Yiran, OK, fokusohu në frymëmarrjen tënde. Kjo ishte këshillë edhe për veten time. Adrenalina ime po rritej”.

Lindja e foshnjës është një lajm i mirë për Tesla-n, e cila është goditur nga publiciteti i keq për shqetësimet e sigurisë.

Vetëm këtë javë një kompani taksie në Paris ndërpreu përdorimin e makinave Tesla Model 3 pas një aksidenti fatal.

Tesla më parë u përball me një padi në Florida për një aksident që përfshinte vdekjen e një adoleshenti në një Model S në vitin 2019.

E bashkëthemeluar nga njeriu më i pasur në botë, sipërmarrësi i PayPal dhe SpaceX, Elon Musk, në tetor kompania u urdhërua të paguante dëmshpërblim prej 137 milionë dollarësh për një punonjës me ngjyrë, i cili ishte abuzuar racialisht.

Tesla gjithashtu përballet me akuza për sulme seksuale nga shumë gra. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Auto
Policia e Filadelfias konfiskon një Dodge Charger pasi video e shfaq atë si pjesëmarrëse në gara të paligjshme rrugore

Policia e Filadelfias konfiskon një Dodge Charger pasi video e shfaq atë si pjesëmarrëse në gara të paligjshme rrugore

Auto
Fiat Grande Panda

Fiat Grande Panda "do të fitojë" një version 4×4

Auto
Nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2 sekonda: Tesla Model S Plaid thyen rekorde

Nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2 sekonda: Tesla Model S Plaid thyen rekorde

Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri

Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri

Auto
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Auto
Kalo në kategori