LAJMI I FUNDIT:

Shteti ndihmoi artistët me mbi 3 milionë euro gjatë vitit 2021, ua dyfishon buxhetin në 2022

Shteti ndihmoi artistët me mbi 3 milionë euro gjatë vitit 2021, ua dyfishon buxhetin në 2022

Masat e ndërmarra nga institucionet e shtetit në kuadër të luftës dhe përballjes me pandeminë kanë goditur ekonomikisht sektorët e artit dhe kulturës në Kosovë, duke ua ulur krijuesve në masë të madhe përfitimet nga profesionet e tyre, e të cilat janë të domosdoshme për jetesë.

Edhe viti 2021 është karakterizuar me një situatë të paqartë sa i përket ecurisë së funksionimit normal të veprimtarive të artit dhe kulturës.


Gjatë vitit që lamë pas, vetëm muajt e verës kur qeveria lehtësoi masat restriktive ishin periudha kur artistët mundën të ushtrojnë më lirshëm aktivitetet e tyre.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Me gjithë vështirësitë, shteti ‘nuk i la në baltë’ artistët kosovarë, duke u dalë në ndihmë qoftë përmes pakove emergjente apo ndarjes së mjeteve të veçanta buxhetore.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjnë të ditur se gjatë vitit 2021 për sektorin e kulturës janë ndarë mbi 3 milionë euro.

Të gjitha lajmet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Siç bëjnë të ditur nga kjo ministri, përkrahja është zbatuar për të gjithë sektorët e kulturës.

“Shuma e përkrahjes së sektorit të kulturës për vitin 2021 është 3 milionë e 159 mijë e 91 euro. Përkrahja është zbatuar për të gjithë sektorët e kulturës që pëfshijnë: teatrin, filmin, muzikën, artin pamor, industrinë kreative, promovimin e kulturës, diplomacinë kulturore, aktivitetet letrare, bibliotekarinë”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së për Telegrafin.

Teatri Kombëtar i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo kjo nuk do të jetë ndihma e vetme për artin e kulturën.

Për këto sektorë janë planifikuar edhe ndarje milionëshe buxhetore për vitin 2022.

Kësisoj, mbi 2 milionë e 600 mijë euro janë planifikuar të ndahen për investimet kapitale në kulturë, mbi 3 milionë e 300 mijë do të ndahen për institucionet e kulturës, teksa për subvencionime në kulturë janë ndarë mbi 2 milion e 200 mijë euro.

“Buxheti i ndarë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për vitin 2021 është rreth 3 milionë euro, ndërsa buxheti për vitin 2022 është ndarë si vijon: 2,652,000,00 euro për investimet kapitale në kulturë, 3,381,846,00 euro për institucionet e kulturës, 2,200,000,00 euro për subvencionet në kulturë”, bëjnë të ditur nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Vlen të përmendet se gjatë vitit 2021 akterët e artit dhe kulturës jo rrallë herë shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë për masat anti-COVID të cilat atyre ua pamundësuan ushtrimin e lirshëm të veprimtarisë.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku (Foto: Facebook)

Madje, gjatë dhjetorit këngëtarët kishin organizuar edhe protestë para qeverisë, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë në trajtimin e kërkesave të tyre sa i përket goditjes që ata pësuan nga masat kundër COVID-19.

Protestë gjatë dhjetorit ishte organizuar edhe kundër vendimit të MKRS-së për blerjen e veprave të artit nga artistët kosovarë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Indinjata e artistëve kishte të bënte me përzgjedhjen e individëve nga ministria për t’ua blerë krijimet artistike.

Të gjitha lajmet nga Teatri Kombëtar i Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teatri Kombëtar i Kosovës

Sipas tyre, MKRS do të duhej t’ua blinte krijimet artistëve pa të ardhura, dhe jo atyre që marrin paga nga shteti.

Pas protestës, vendimi në fjalë i MKRS-së ishte anuluar.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku (Foto: Facebook)

Mbetet të shihet nëse planifikimet shtetërore për mbështetjen e artit dhe kulturës gjatë vitit 2022 do të ndryshojnë, pasi që paraqitja e variantit “Omicron” ka rindezur alarmet në shumicën e shteteve evropiane të cilat kanë marrë masa ekstreme të mbylljes.

Instituconet shëndetësore kanë paralajmëruar se varianti “Omicron” rrezikon të përhapet me të madhe edhe në Kosovë, andaj një situatë e re pandemike do të mund të shkaktonte ‘kokëdhimbje’ për Qeverinë sa i përket ndarjeve buxhetore për artin e kulturën, mirëpo edhe për sektorët tjerë. /Telegrafi/

Disa nga aktorët kosovarë (Foto: Screenshot/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori