LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se ia ka sjell edhe një njohje Kosovës por kryeministri Kurti ende nuk i ka kthyer përgjigje

Pacolli thotë se ia ka sjell edhe një njohje Kosovës por kryeministri Kurti ende nuk i ka kthyer përgjigje

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se një shtet të cilit nuk ia ka përmendur emrin, e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Përmes një letre i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i shtetit në fjalë kanë shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.

Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Whatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës.


Tuje ka përmendur votën e tij për zgjedhjen e Presidentit, dhe mospërgjigjen e Kutit ndaj mesazheve edhe siç thotë Pacolli, lirimin e instrumenteve mjekësore për spitalin e pediatrisë që ishin bllokuar në terminalet doganore.

“Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e  mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore, sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore”.

“Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht; Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon  se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer formalitetet e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj në këtë shtet.

“Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar  gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, shkroi Pacolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori