Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut është 59 për qind e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) ose 6.95 miliardë euro. Sipas përllogaritjeve kjo do të thotë se çdo qytetar i RMV-së ka 3.475 euro borxh. Derisa në strategjinë e re fiskale Qeveria ka paraparë marrje të huazimeve të reja dhe obligacioneve tjera. “Përcaktohet kufiri i totalit të borxhit publik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, i cili nuk duhet të kalojë nivelin 60 për qind të BPV-së”, theksohet në Strategjinë e re fiskale 2022-2024 ku dhe parashikohet reduktimi i borxhit publik. Në strategjinë e reduktimit të borxhit publik, thuhet se lëvizja e borxhit publik në afat të mesëm do të rritet mesatarisht deri në vitin 2023 si pasojë e ndikimit të krizës.
Por në strategjinë e reduktimit të borxhit publik thuhet se në periudhën pas vitit 2024, përmes masave të konsolidimit fiskal, niveli i borxhit pritet të ulet. Sipas eksperteve, në periudhën e ardhshme vendi do të përballet me një krizë më të madhe ekonomike, ku përveç krizës shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona e cila ka lënë pasoja ekonomike ky ritëm do të ndiqet edhe nga kriza energjetike.
Petar Goshev, ish-gurvenator ka deklaruar se kjo nuk është shuma e borxhit që duhet të ketë Maqedonia e Veriut pasi që kostot për të janë shumë të larta. Ai potencon se për atë borxh në vitin 2020 është paguar interes rreth 160 milionë euro, dhe se deri në fund të vitit interesat për borxhin publik pritet të arrijnë rreth 160 milionë euro. “Ajo shumë borxhi nuk lë vend për asnjë ndërhyrje fiskale në kushtet e goditjeve të brendshme apo të jashtme. 10 deri në 15 pikë përqindje të rritjes së borxhit publik janë shfrytëzuar si përqindje e BPV-së dhe tani për ndërhyrje më serioze, Qeveria nuk do të ketë hapësirë për ndërhyrje më serioze për t’i anashkaluar goditjet”, tha Goshev. Sipas tij, niveli i borxhit duhet të ulet sa më parë të jetë e mundur. Sipas përllogaritjeve të Qendrës për Analiza Ekonomike për stabilizimin e borxhit publik nga viti 2019, ritmet e vazhdueshme vjetore të rritjes së BPV-së prej katër për qind të borxhit publik do të arrinin një nivel të kujdesshëm prej 40 për qind të BPV-së deri në vitin 2030. Borxhi mund të reduktohet me ritme minimale prej tre për qind në rritje vjetore të BPV-së.
Ndërkohë nga ana tjetër, Qeveria beson se borxhi shtetëror do të jetë nën kontroll dhe në nivel të qëndrueshëm. Në strategjinë e re janë paraparë tre instrumente për ta reduktuar borxhin publik. E para është se në dy deri në katër vitet e ardhshme parashikohen lloje të reja huamarrjesh nëpërmjet bonove të zhvillimit. Këta do të indeksohen në normën e inflacionit, gjë që do të nxisë financimin e projekteve zhvillimore në vend. Në instrumentin e dytë parashikohet të futet një instrument i ri i quajtur Bonot e Gjelbra, ku do të jepen për të mbështetur dhe nxitur projekte të cilat synojnë promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo do të ketë synimin kryesor kalimin në një ekonomi të gjelbër dhe financimin e projekteve mjedisore. Si dhe instrumenti i tret, parashikohet të jetë “Obligimet e projektit”, ku parashikohet të sigurohen investitor të ri të cilët do të investojnë në projekte zhvillimore. Sipas strategjisë, ky lloj obligacioni do të ofrojë një mënyrë alternative për financimin e projekteve të lidhura me infrastrukturën. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova