LAJMI I FUNDIT:

Të hënën mblidhet Komisioni, shqyrton kërkesën për faljen e Sead Koçan

Të hënën mblidhet Komisioni, shqyrton kërkesën për faljen e Sead Koçan

Të hënën do të mblidhet Komisioni për falje në kuadër të presidentit i cili mes tjerash duhet të vendosë edhe për kërkesën e Sead Koçanit të dërguar përmes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për falje të pjesshme prej 6 muajve. Komisioni i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga Uranija Pirovska duhet të vendosë nëse do të falet ose jo njeriu i cili dëmtoi buxhetin shtetëror me 17 milion euro.

Kërkesa e Koçanit është bërë nga burgu i Idrizovës ndërsa është shqyrtuar në komisionin e posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë. Ndonëse nga ky dikaster thonë se nuk ka kërkesë për faljen e Koçanit, ditë më parë u publikuan dokumente përmes të cilit i pari i dikasterit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq kërkon që Koçan të falet pjesërisht për 6 muaj.

“Pjesërisht të lirohet nga vuajtje e mëtejme e dënimit me burg, përkatësisht për 6 muaj”.


Dënimin me burg ka filluar ta vuajë nga data 01.08.2019, ndërsa dënimi i përfundon më 01.04.2024. Nga dënimi i shqiptuar i dënuari ka vuajtur 2 vite dhe 5 muaj. Nga 01.01.2022 duhet të mbaj edhe 2 vite dhe 3 muaj burg”, thuhet në kërkesën për falje.

Jo zyrtarisht 6 nga 11 anëtarë janë kundër kërkesës së Mariçiqit dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e mbledhjes, veprim ky i cili do të pamundësonte edhe punën e trupit për falje. Në mungesë kuorumi, rrezikohen edhe kërkesat e tjera për falje.

Koçan kërkohet të ndiqet penalisht edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht për manipulimet me garancinë bankare prej 17 milion eurove kur PSP-ja tashmë e shuar kërkonte siguri se Koçan nuk do të arratisej për shkak të ndjekjes penale. Avokati i Shtetit ka kërkuar ndjekjen penale të tij për shkak se pasuria e ngrirë është marrë edhe si garanci, por Gjykata Civile i ka hedhur poshtë kërkesën me arsyetimin se vonesa dhe gabimi i prokurorit të lëndës, i ka mundësuar Koçanit një veprim të tillë dha në këtë fazë është vonë të ngritët një procedurë e tillë.

Burime brenda mbrojtjes juridike shtetërore bëjnë të ditur se iniciativë për përgjegjësi është ngritur edhe ndaj dy prokurorëve të lëndës, njëri prej të cilëve pretendon të merr funksionin e shefit të Prokurorisë së Shkupit, ndërsa tjetri pretendon që nga Prokuroria për krim të organizuar të kalojë në Prokurorinë e lartë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve

Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve

Lajme
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Kronika e Zezë
Kalo në kategori