Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha goditi në mënyrë të drejtpërdrejt Sali Berishën duke theksuar që në fillim të fjalimit të tij se nuk do të lejojnë që brenda PD-së të ketë njerëz, të cilët me lidhjet e tyre të errëta të destabilizojnë Shqipërinë dhe rajonin.
“Si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër” ky ka qenë mesazhi tjetër përsëritur disa herë nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Teksa ka mbledhur Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar PD-në pas kundërshtive që lindën në radhët e saj lidhur me përjashtimin e ish kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i përcaktuar i papërshtatshëm nga SHBA, Basha ka theksuar se vendimet që do merren sot janë e vetmja rrugë për të çliruar Partinë Demokratike.
“Është një kënaqësi t’ju shoh sot të gjithë bashkë, në një ditë ku kemi shumë për të thënë, e cila në këtë ditë reflektimi, bashkimi dhe vendimi për të zgjedhur të bashkuar rrugën e të ardhmes. Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por për të thënë disa të vërteta që për shumë gjatë nuk i kemi shqiptuar, apo vetëm i kemi belbëzuar. E di që disa mezi presin t’i dëgjojnë, e di po ashtu se disa të tjerë mund të mërziten prej tyre. Por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër. Që ne të bëhemi bindës për shqiptarët, që ne të rikthejmë besimin e shqiptarëve tek Partia Demokratike, duhet të guxojmë tu themi atyre se “si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”. Ky është një akt i madh i guximshëm, pasi do të na duhet ta provojmë sot se çfarë do Shqipëria. Dhe ne do tua provojmë. Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në radhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standard i cili do të përfshijë këto kategori.” tha Basha.
Kreu aktual i PD-së ka theksuar se në Partinë Demokratike nuk do të lejohet asnjë person që lidhet me komunizmin. Po ashtu sipas tij do të përjashtohen personat që janë të lidhur me krimin
“Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Historia e genocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.”
“Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz të inkriminuar, në çfarëdo veprimtari kriminale gjatë këtyre tridhjetë viteve, që janë bërë objekt i dënimeve penale, për krime ndaj qenieve njerëzore, krime ekonomie, vepra penale apo përfshirje në organizata kriminale. Dhe këto jo vetëm për që do bëhen të zgjedhurit e popullit shqiptar por dhe të zgjedhurit brenda PD. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.” tha Basha.
Duke u kthyer tek Berisha, kreu i PD-së ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk do të lejojë në radhët e tij persona që cënojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë apo rajonit.
“Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, devijime populiste dhe nacionizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. PD duhet të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.” tha Basha.
Kujtojmë se përplasjet midis Bashës dhe Berishës janë bërë përditë e më të forta dhe ndarjet po bëhen përherë e më të pakthyeshme, nga koha kur SHBA e shpalli zotin Berisha non grata për korrupsion dhe kur Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar për këtë shkak.
Sjellim ndërmend se Basha tha se e mori këtë vendim personal, sepse nuk do të lejojë që PD të votojë vendimet e SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të demokracisë.
Ish kryetari Berisha, e nisi reagimin e tij fillimisht “për të mbrojtur dinjitetin personal” dhe po e kulmon me një lëvizje “për rithemelimin e partisë” ku kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës nga PD-ja.
Diplomatët amerikanë janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty. /abcneës.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj