LAJMI I FUNDIT:

Pësoi arrest kardiak pas marrjes së injeksionit, policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë në QKUK

Pësoi arrest kardiak pas marrjes së injeksionit, policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë në QKUK

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje që ka ndodhur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se ajo ka vdekur për shkak të mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve.

Sipas të njëjtit person, viktima kishte pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë, pasi ishte me grip sezonal.


Aty, thuhet se ajo ka marrë një gjilpërë dhe pastaj ka pësuar arrest kardiak.

“Prishtinë  16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull  kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Lajme
Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Drejtësi
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Drejtësi
Kalo në kategori