LAJMI I FUNDIT:

I ndërpritet kontrata kompanisë nga veriu “RAD”, e cila është në listën e sanksioneve amerikane

I ndërpritet kontrata kompanisë nga veriu “RAD”, e cila është në listën e sanksioneve amerikane

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ia ka ndërprerë kontratën për mirëmbajtje të rrugëve kompanisë së Radule Steviq, i cili është në listën e të sanksionuarve nga SHBA-ja.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi zëvendësministri, Hysen Durmishi, i cili po ashtu ka publikuar edhe dokumentin e amandamentimit të kontratës.

“Nga sot kompania “RAD” D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”, shkruan Durmishi.


U vendos në listën e sanksioneve amerikane, Qeveria e Kosovës do t’ia ndërpres kontratën kompanisë RAD
Lexo po ashtu U vendos në listën e sanksioneve amerikane, Qeveria e Kosovës do t’ia ndërpres kontratën kompanisë RAD

Tutje, ai shtoi se “Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies. Edhe do ta bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjale e kemi hequr nga kontrata”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Në listën e të sanksionuarve është edhe Radule Steviq.

SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit për krim të organizuar në veri të Kosovës
Lexo po ashtu SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit për krim të organizuar në veri të Kosovës

Sipas njoftimit të Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit, përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë
Lexo po ashtu Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.

Në pronësi të Radule Steviq janë dy kompani D. P. T. P. “Rad” si aktivitet primar ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, e themeluar në vitin 2013 në Zveçan. Ndërsa, biznesi “RAD” D. O. O. ka të njëjtin aktivitet dhe adresë si kompania e parë, por që është themeluar në vitin 2018. /Telegrafi/