LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i helmimit me alkool fals, brenda një jave vdesin 22 persona në Turqi

Shkaku i helmimit me alkool fals, brenda një jave vdesin 22 persona në Turqi

Në shtetin turk, brenda një jave kanë humbur jetën 22 persona shkaku i helmimit me alkool fals ndërsa 16 të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e të vdekurve ishin 11 shtetas të huaj dhe pesë janë shtruar në spitalet e qyteteve të ndryshme. Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimave.

Deri më tani raportohet se katër persona janë lidhur me ngjarjen dhe tashmë presin ditën e gjykimeve, raportojnë mediat turke.


Kujtojmë se autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende, ku kanë sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar, thuhet në raport.

Të paktën 85 të dyshuar janë shpallur në kërkim dhe priten të merren në pyetje nga prokurorët special të Turqisë.

Vdekjet e këtij lloji nuk janë të rralla në Turqi. Rritja e inflacionit dhe taksave qeveritare si dhe rregullimi i konsumit të alkoolit kanë rritur çmimet e alkoolit në më të lartat ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kalo në kategori