LAJMI I FUNDIT:

Partia e kryeministrit britanik humb zgjedhjet në një zonë elektorale që dominuan për 200 vjet

Partia e kryeministrit britanik humb zgjedhjet në një zonë elektorale që dominuan për 200 vjet

Konservatorët e Boris Johnsonit kanë humbur kontrollin e një zone elektorale në dhomën e ulët të parlamentit që ata e kanë dominuar për gati 200 vjet pasi votuesit janë kthyer kundër kryeministrit britanik për një sërë krizash dhe skandalesh.

Humbja do të rrisë presionin mbi të parin e qeverisë britanike brenda partisë së tij dhe do të përforcojë frikën e shprehur publikisht dhe privatisht se reputacioni i partisë po vuan nën udhëheqjen e tij.

Kandidatja Liberal Demokrate, Helen Morgan fitoi një vend në North Shropshire në zgjedhjet e pjesshme. Ajo fitoi me një avantazh prej gjashtëmijë votash pasi konservatorët kishin korrur fitore dërrmuese në zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2019, me një avantazh prej 23 mijë votash, raporton skynews.


Konservatorët kanë fituar të gjitha zgjedhjet e mëparshme për këtë zonë kryesisht rurale të Anglisë qendrore që nga krijimi i kësaj zone në formën e saj aktuale në 1983 ndërsa historikisht konservatorët kanë dominuar rajonin për gati 200 vjet.

Kjo është një goditje e re për Johnsonin, i cili tashmë po kritikohet shumë, duke përfshirë edhe raportimin e organizimit të një ndeje gjatë kremtimit të Krishtlindjet të vitit të kaluar, kur vendi ishte në bllokim total shkaku i masave kundër coronavirusit.

North Shropshire mbrojti BREXIT dhe ishte një bastion i konservatorëve. Analistët thonë se humbja e rëndë e Partisë Konservatore do të dëmtojë më tej autoritetin e Johnson mbi ligjvënësit, disa prej të cilëve tashmë janë publikisht kundër planeve për të futur certifikata COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori