LAJMI I FUNDIT:

A ju pëlqen skuteri elektrik BMW?

A ju pëlqen skuteri elektrik BMW?

BMW Motorrad, divizioni i motoçikletave të prodhuesit të famshëm bavarez, prezantoi një produkt të ri.

Është një skuter elektrik që ofron performancë dhe autonomi të mirë, kështu që mund t’i bëjë skuterët elektrikë një zëvendësim adekuat për motorët me djegie të brendshme.

Që në fillim, BMW ka theksuar se eScooter do të vendosë standarde të reja kur bëhet fjalë për performancën.


EScooter ofron performancë shumë të mirë dhe mund të krahasohet me një skuter klasik që ka një kapacitet prej 600 metrash kub. BMW eScooter mund të arrijë lehtësisht shpejtësi prej 120 km/h dhe të përshkojë rreth 100 km me një karikim të vetëm të baterisë.

Ndryshe, raportohet se mbushja e baterisë zgjat më pak se 3 orë. /Telegrafi/