LAJMI I FUNDIT:

Noizy lirohet nga mbajtja, pagoi 2.000 euro gjobë?

Noizy lirohet nga mbajtja, pagoi 2.000 euro gjobë?
Foto: Screenshot/Instagram

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Burime të Koha net brenda Policisë, bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Noizy, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.


View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Noizy u arrestua të mërkurën mbrëma në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Noizy ndalohet në Vërmicë nga Policia e Kosovës
Lexo po ashtu Noizy ndalohet në Vërmicë nga Policia e Kosovës

Nuk dihet për cilin rast bëhet fjalë.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

I njëjti këto ditë gjithashtu ishte për të performuar në Itali.