Një ditë më parë në media daneze u publikuan lajme se ky shtet do t’i marrë me qira 300 qeli burgjesh në Kosovë, ndërkaq Telegrafi ka mësuar detaje të marrëveshjes e cila pritet të nënshkruhet javën e ardhshme ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës dhe të Danimarkës.
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, ndërsa kjo duhet të ratifikohet edhe në Kuvend.
Siç mëson Telegrafi marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.
Ndryshe, siç mëson Telegrafi Kosova nga kjo marrëveshje me shtetin e Danimarkës fiton 15 milionë euro në vit dhe 6 milionë tjera euro investime në energji të ripërtëritshme dhe po ashtu donacione për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Marrëveshja do të përfshijë po ashtu rehabilitimin, renovimin e infrastrukturës fizike në burgje të Kosovës, ngritjen e kapaciteteve te stafit, trajnime, aktivitete pune, shkollimi etj.
Siç mësohet të dënuarit do të monitorohen sipas ligjeve daneze, siguria, mirëqenia dhe gjithçka që lidhet me ta është nga shteti danez.
Ndryshe, zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Në një njoftim të këtij institucioni për media ishte bërë e ditur se vizita dyditore ishte realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës me institucionet korrektuese të Danimarkës.
“Gjatë vizitës u diskutua lidhur me të arriturat e deritanishme, fushën e trajnimeve, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të të dyja institucioneve, e të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të SHKK-së”, thuhej në njoftim.
Ndryshe, inicimi i kësaj marrëveshje ka ndodhur gjatë qeverisjes së ish kryeministrit Avdullah Hoti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë