Huawei ka ndihmuar autoritetet kineze të krijojnë teknologjinë e mbikëqyrjes që synon popullsinë e pakicës ujgure të vendit, ka pretenduar një hetim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një seri prezantimesh marketingu të rishikuara nga Washington Post zbuluan se Huawei kishte një rol në zhvillimin e projekteve të mbikëqyrjes të krijuara në një partneritet me kompani të tjera kineze.
Ato përfshinin analiza të regjistrimeve të zërit, monitorimin e qendrave të paraburgimit, gjurmimin e vendndodhjeve të individëve politikë me interes, mbikëqyrjen e policisë në rajonin perëndimor të Xinjiang dhe ndjekjen e korporatave të punonjësve dhe klientëve.
Ndërsa aty nuk specifikonin se për kë ishin prezantimet, raporti tha se disa prej tyre shfaqnin funksione të mbikqyrjes specifike për policinë ose agjencitë qeveritare, gjë që sugjeron se autoritetet e qeverisë kineze mund të kenë qenë audienca e synuar.
Megjithatë, Huawei tha se nuk kishte njohuri për projektet e përmendura në raportin e Washington Post.
“Huawei nuk zhvillon apo shet sisteme që synojnë ndonjë grup specifik njerëzish dhe ne kërkojmë që partnerët tanë të respektojnë të gjitha ligjet, rregulloret dhe etikën e biznesit në fuqi”, thuhet në një deklaratë.
“Mbrojtja e privatësisë është prioriteti ynë kryesor dhe ne kërkojmë që të gjitha pjesët e biznesit tonë të jenë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi në vendet dhe rajonet ku ne operojmë”.
Sipas raportit, shumë prej “raporteve” u krijuan në vitin 2014, disa muaj pas një sulmi terrorist në stacionin hekurudhor Kunming që vrau 31 persona – një rast që zyrtarët kinezë shpesh citojnë kur justifikojnë politikat e tyre në Xinjiang.
Raporti thotë se disa modifikime në skedarë janë bërë në vitin 2019 ose 2020.
Logoja e Huawei mund të shihet në shumë prej tyre.
Në javët e fundit, SHBA dhe disa nga aleatët e saj kanë njoftuar një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit në përgjigje të asaj që administrata Biden e quajti “krime kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Tre të lënduar pas “përplasjes së dy trenave” në Gjermani
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje