LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e ardhshme bashkë-piloton një aeroplan luftarak, në një vizitë në forcat ajrore norvegjeze

Mbretëresha e ardhshme bashkë-piloton një aeroplan luftarak, në një vizitë në forcat ajrore norvegjeze

Një tjetër yll mbretëror është ngritur këtë javë, me Princeshën Ingrid Alexandra të Norvegjisë që është parë duke pilotuar një aeroplan gjatë një turneu në një bazë të forcave ajrore mbretërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 17-vjeçarja, e cila është e bija e Princit të Kurorës Haakon të Norvegjisë dhe Princeshës së Kurorës Mette-Marit, dhe e dyta në radhën e fronit, mori një udhëtim me një avion luftarak F-16 gjatë vizitës në Baza e Bodø të shtunën.

Ajo ka vizituar disa baza të ushtrisë dhe forcave ajrore në Norvegji për të mësuar më shumë rreth forcave të armatosura të vendit. Kur ajo të ngjitet në fron, ajo do të bëhet komandant i ushtrive të Norvegjisë.


E ulur në ulësen e pasme të aeroplanit, princesha adoleshente vëzhgoi se si një pilot i trajnuar e largoi atë nga baza dhe më vonë u lejua ta kontrollonte për një kohë të shkurtër gjatë një fluturimi mbi Norvegjinë Veriore.

Demonstrimi fluturues pa Ingrid Alexandra të ndiqte hapat e babait të saj, i cili bashkë-pilotoi një F-16 Falcon në vitin 1991.

E veshur me një uniformë të plotë, princesha u përshëndet në bazë nga gjenerali Rolf Folland, i cili drejton Forcën Ajrore Mbretërore Norvegjeze, e cila quhet Luftforsvaret.

Gjatë vizitës së saj, ajo u informua për deklaratën e misionit të forcave të armatosura të Norvegjisë dhe mësoi më shumë rreth QRA – Quick Response Alert – ku avionët F-16 mund të jenë gati për të fluturuar në vetëm 15 minuta për të përgjuar avionë të huaj në misionet e NATO-s.

Princesha kaloi një ekzaminim mjekësor ‘të plotë’ përpara se të hipte në aeroplan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori