LAJMI I FUNDIT:

“Boll ma”, artistët nga estrada dhe gastronomët protestojnë para Qeverisë së Kosovës

“Boll ma”, artistët nga estrada dhe gastronomët protestojnë para Qeverisë së Kosovës
Protesta e gastronomëve para Qeverisë së Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sot (e mërkurë) është organizuar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Shoqata e gastronomëve mbështetur nga një numër i madh artistësh kanë protestuar para qeverisë, me kërkesën e qartë për të kërkuar hapjen e sezonit dimëror dhe lejimin e organizimit të ndejave, dasmave e ahengjeve të ndryshme.

Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore: Afrim Muçiqi dhe Shkelzen Jetishi – Xeni.

Xeni në protestën e gastronomëve para Qeverisë së Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Muçiqi edhe në cilësinë e përfaqësuest të Odës së Hotelerisë së Kosovës, një ditë më parë u shpreh në një intervistë se dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë nga masat antiCOVID janë të pariparueshme.

Afrim Muçiqi në protestën e gastronomëve para Qeverisë së Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në protestë, përfaqësues të shumtë të bizneseve të gastronomisë janë parë me banderola të tilla si: “Boll Ma”, “Na lejoni të kërcejmë”, “Vritni virusin dhe jo biznesin” e të tjera.

Protesta e gastronomëve para Qeverisë së Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kujtojmë që kjo protestë është organizuar pas thirrjeve të vazhdueshme ndaj Qeverisë së Kosovës, në tentim për të lejuar organizimet festive. /Telegrafi/