Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës ndaj 15 të akuzuarve, të cilët së bashku me ish-deputetin Ukë Rugova dhe të tjerët po dyshohen për mashtrim me viza italiane.
Në këtë rast po akuzohen Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.
Këta 15 të akuzuar janë pjesë e aktakuzës bashkë me ish-deputetin Ukë Rugova, ish-ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, si dhe Florjan Petanit, Qefser Baholli dhe Izet Beqirit, por rasti ndaj tyre ishte veçuar.
Shkak për dështimin e seancës së të mërkurës u bë mungesa e pesë të akuzuarve dhe pesë avokatëve.
Në seancë munguan të akuzuarit Azad Beqiri, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj dhe Driton Voca.
Po ashtu, në këtë seancë kanë munguar edhe mbrojtësja e të akuzuarës Liridona Beqiri, avokatja Marigona Berisha, mbrojtësi i Ragip Gashit, avokati Diamant Zeka, mbrojtësi i Azem Koskovikut, avokati Fehmi Shala, mbrojtësi i Edison Idrizit, avokati Gzim Kollçaku, dhe mbrojtësja e të akuzuarit Driton Voca, avokatja Saranda Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi e ka shtyrë këtë seancë, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 9 shkurt 2022.
Ndryshe, ky rast gjykohej nga misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda ishte transferuar të vendorët.
Pasi që lënda ishte transferuar tek gjykatësit vendorë, në janar të vitit 2018, përpjekja e parë për mbajtje të seancës ishte bërë pas një viti, përkatësisht në janar të vitit 2019, mirëpo kjo seancë kishte dështuar në mungesë të katër të akuzuarve.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 16 maj të vitit 2016, e ngarkon Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grupi kriminal duke furnizuar individë me viza shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit.
Aktakuza që ishte përpiluar nga prokurori Allen Cansick, thekson se PSRK-ja ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me vizat ku përfshihet edhe emri i ish–ambasadorit Italian në Kosovë Michael Giffoni.
PSRK-ja po pretendon se 15 të akuzuarit Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami, kishin vepruar si grup kriminal bashkë me Ukë Rugovën dhe të tjerët, me qëllim sigurimin e përfitimit material në atë mënyrë që qytetarët të pajisen me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
Ky rast është ndarë në dy pjesë pasi siç kishte thënë gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, një gjë e tillë është bërë në mënyrë që gjykim të jetë më efikas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje