Zdenka Pumper dhe Miro Jukiq, të dy punonjës të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë ftuar përsëri për të dhënë dëshmi para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Paraqitja e tyre në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt vjen pasi trupi gjykues e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë pyetje plotësuese këtyre dy dëshmitarëve. Por, me urdhër të trupit gjykues, seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun.
Më 10 dhjetor 2021 trupi gjykues në krye me Charles Smith e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Gucatit për t’u bërë pyetje plotësuese dëshmitarëve 4841 dhe 4842 duke urdhëruar mbrojtjen që të kufizojë pyetjet për materialet të cilat janë nxjerrë.
“Mbrojtja duhet të jetë e gatshme për të shpjeguar rëndësinë e linjës së pyetjeve që kanë të bëjnë me materialet. Paneli po ashtu kujton se për qëllime të sigurisë dhe mosnxjerrje të identitetit të dëshmitarëve dhe interesave të drejtësisë mbrojtja është udhëzuar që kryejë këto pyetje plotësuese në seancë private. Trupi gjykues në momentin e duhur do të rishikojë gjithashtu edhe transkriptën dhe do të urdhërojë ri klasifikimin nëse është e rëndësishme”, ka thënë gjykatësi Smith.
Zdenka Pumer ishte dëshmitarja e parë e ZPS-së në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Koordinatorja e hetimeve në ZPS kishte deklaruar se është përfshirë në kontrollin e çështjes nga 25 shtatori 2020 ndërsa deri në këtë periudhë, ajo ka thënë se nuk e di kush ka qenë hetuesi që është marrë me çështjen OVL-UÇK.
Ndërsa Miro Jukiq ishte dëshmitari i tretë i ZPS-së në këtë proces gjyqësor.
Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS-së dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri