LAJMI I FUNDIT:

Gjakovari vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri

Gjakovari vetëplagoset aksidentalisht me armë zjarri
Foto: Ilustrim

Një person në Gjakovë të martën (dje) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas që i njëjti aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, një fishk, një predhë dhe një gëzhojë.

Sipas raportit mjekësorë, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/