Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se situata energjetike në Kosovë gjatë tri ditëve të ardhshme pritet të rëndohet, duke shtuar se mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin janë shpenzuar për vetëm dy muaj.
Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është shprehur se një bllok i termocentralit “Kosova B”, ka dalë jashtë funksionit.
“KEK-u zakonisht operon me dy blloqe të termocentralit ‘Kosova A’ dhe dy blloqe të ‘Kosova B’, që i bie rreth 800MW në orë. Është bërë përpjekje edhe e shtimit në funksion të një blloku tjetër të ‘Kosova A’, duke rritur për 120MW kapacitetet. Fatkeqësisht tentimi për t’i mbajtur te tri blloqet njëkohësisht nuk ka funksionuar”, tha Rizvanolli, përcjell Telegrafi.
“Sot është dashur që një bllok i ‘Kosova B’ të ndalet për 36 orë për një riparim. Kështu që tri ditët e ardhshme, situata energjetike pritet të jetë edhe më e rënduar”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, edhe pse është provuar vënia në funksion të tri blloqet e “Kosova A”, ka qenë e pamundur mbajtja në punë.
“Blloku A4 ka dal prej funksionit në momenti që është tentuar të vihen në funksion tri blloqe menjëherë, kjo ka ndodhur para disa dite. Për sa i përket bllokut A5, pajtohem që i ka kaluar të gjitha parashikimet, ku ne nuk duhet të vareshim nga ‘Kosova A’. pikërisht futja në funksion e A5 ka bërë që të bien të tri blloqet”, është shprehur ministrja.
“Sa i përket dëmeve financiare, nuk do të kisha thënë se janë me dhjetëra milionë euro, duke qenë se te ne ka filluar vonë të ndjehet. Këto blloqe janë vënë në funksion para 10 dite apo dy javëve. Fakti që ka qenë e pamundur që këto të mbahen në funksion është një gjë tjetër”, ka treguar Rizvanolli.
Ajo ka thënë se mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin u shpenzuan për dy muaj.
“Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milionë për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milionë euro për import”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'