LAJMI I FUNDIT:

Në G7 u fol edhe për Ballkanin Perëndimor – theks i veçantë për retorikën përçarëse në Bosnjë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Në G7 u fol edhe për Ballkanin Perëndimor – theks i veçantë për retorikën përçarëse në Bosnjë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Në një deklaratë të publikuar nga sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss, përveç çështjeve të rëndësishme botërore, në takimin e ministrave të Jashtëm të G7 në Liverpool janë përmendur edhe dy çështje që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Në këtë drejtim, retorikat dhe veprimet përçarëse në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi në mënyrë konstruktive në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë dy nga disa pikat e përmendura në deklaratën e Truss, udhëheqëse e një takimi të ministrave të G7, në Liverpool, përcjell Telegrafi.

“Ne nënvizuam rëndësinë e mbështetjes së perspektivës evropiane, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ne dënuam të gjitha retorikat dhe veprimet përçarëse dhe të papërgjegjshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kërkuam që dialogu të rifillojë shpejt dhe që vendi të ripërqendrohet në një agjendë konstruktive”, thuhet në deklaratë.


Dhe veç çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë, aty është përmendur edhe çështja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ne i kërkuam Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përparim pa vonesa të mëtejshme”, është thënë në një pjesë të deklaratës.

Ndryshe, ministrat e Jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia u takuan gjatë fundjavës për të diskutuar një mori temash, përfshirë Rusinë dhe Iranin.

Përpara takimit, Truss tha se kombet e G7 duhet të ngrihen kundër “agresorëve që po kërkojnë të kufizojnë kufijtë e lirisë dhe demokracisë”.

Shumë vende perëndimore kanë thënë se do të vendosin sanksione ekonomike nëse Rusia pushton Ukrainën, duke shprehur shqetësimin për një grumbullim trupash në kufirin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori