LAJMI I FUNDIT:

Basha kërkon shkarkimin e ‘të pabindurve’: Do të lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit

Basha kërkon shkarkimin e ‘të pabindurve’: Do të lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit

Pas një mbledhje që ka zgjatur rreth 3 orë, Kryesia e Partisë Demokratike ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të jetë një “kundërpërgjigje” për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe shkarkimin e të pabindurve.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Basha tha se ka kërkuar shkarkimin e drejtuesve që u bënë pjesë e Kuvendit të thirrur nga Berisha.


“PD do të lerë pas pjesë të së shkuarës bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe çdo shqiptar”, deklaroi Basha.

Kryesia në fund ka propozuar që Këshilli Kombëtar përmes votimit të fshehtë të votojë për shkarkimin e kryetarit, Edi Paloka dhe anëtarët e Kryesisë që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës.

Gjithashtu, është propozuar shkarkimin i katër sekretarëve të PD, Ervin Minarolli – sekretar organizativ, Ivi Kaso – sekretar për çështje zgjedhore, Ledina Mandija – sekretar për pronarët dhe Belind Këlliçi – sekretar për Diasporën.

Shkarkimi është kërkuar dhe për kryetarët e degëve të PD që kane shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pritet gjithashtu të miratohet një rezolutë e posaçëm për situatën e krijuar në PD.

Të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt në selinë e PD ishin 25 anëtarë të Kryesisë nga 38 anëtarë gjithësej. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori