Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur së fundmi në një intervistë gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën e saj në përgjithësi.
Duke folur për të përditshmen britanike The Independent, Ora ka rivënë në vëmendje se sa keq ndjehet për festën famëkeqe të ditëlindjes, të cilën e organizoi nëntorin e vitit të kaluar.
Megjithëse Mbretëria e Bashkuar ndodhej në një izolim total, ajo theu rregullat duke organizuar një festë ilgeale për ditëlindjen e 30-të, me çka më pas edhe u gjobit nga policia.
“Ajo u etiketua nga policia si ‘një nga shkeljet më të mëdha dhe famëkeqe’ të izolimit; Ora ishte kthyer nga një udhëtim pune në Egjipt dhe duhej të ishte në vetëizolim për 14 ditë. Në rrjetet sociale, ajo e quajti atë në atë kohë ‘një gabim serioz dhe të pajustifikueshëm””, shkruan The Independent.
“Jam shumë në siklet”, thotë ajo. “Ende ndihem në siklet. Dhe ndjej keqardhje, është me të vërtetë e vështirë për mua të flas për këtë. Do të doja të kisha bërë një zgjedhje tjetër. Më trishton sepse është diçka që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë”, tha Rita për mediumin britanik.
“Në atë kohë njerëzit bënin sakrifica të mëdha dhe unë i zhgënjeva. Dhe kjo dhemb. Kjo me të vërtetë dhemb”, ka thënë më tej këngëtarja shqiptare.
Tutje, 31-vjeçarja ka folur edhe për sakrificën e madhe që bërë prindërit e saj për ta rritur atë në Londër, pas zhvendosjes së tyre nga Kosova në kohën e Ish-Jugosllavisë.
“Prindërit e mi erdhën në Mbretërinë e Bashkuar për ne – kështu që ne mund të rriteshim në një mjedis më të sigurtë”, thotë Ora, e cila është një ambasadore e UNICEF-it.
“Dhe për pjesën tjetër të jetës sime, do të ndihem pafundësisht e pasionuar pas refugjatëve sepse jam një refugjate dhe do të jem gjithmonë e tillë. Jam shumë krenare që jam një refugjate. Dhe unë mendoj se shpesh ka një stigmë përreth refugjatëve. Një stigmë që me të vërtetë jam duke e shfrytëzuar misionin tim për të thyer”, ka thënë Rita për The Independent.
Këngëtarja shqiptare këto ditë ka publikuar këngën e saj më të re “Follow Me”, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të nxjerr në treg albumin e saj të tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A