LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Po kujdesemi maksimalisht që të ofrojmë shërbime sa më kualitative të energjisë elektrike

KEDS: Po kujdesemi maksimalisht që të ofrojmë shërbime sa më kualitative të energjisë elektrike

Pas vizitës në Qendrën Dispeçerike, drejtori ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan vizitoi ekipet e angazhuara në nënstacionin Prishtina 3, ku janë duke u zhvilluar punimet për mirëmbajtjen e daljeve të këtij nënstacioni.

Në njoftimin e KEDS-it thuhet se punimet emergjente që po zhvillohen ditëve të fundit si pasojë e rritjes ekstreme të konsumit e që po shkaktojnë mbingarkesa, kanë për qëllim që të sigurojnë stabilitet të pajisjeve elektro-energjetike dhe kjo përkthehet edhe me siguri në furnizim me energji elektrike.

“Përkundër investimeve të fuqishme në rrjet 8 vitet e fundit dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike si rezultat i këtyre punimeve, rritja e vendbanimeve dhe varësia për tu ngrohur me energji elektrike ka bërë që të ndërmerren masa dhe të intervenohet në disa dalje në mënyrë që të ketë siguri të sistemit dhe të mos vjen deri te situata të papritura si pasojë e këtyre mbingarkesave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/