LAJMI I FUNDIT:

Basha në aktivitetin e PD: Hijet e së kaluarës nuk duhet t’ju turbullojnë

Basha në aktivitetin e PD: Hijet e së kaluarës nuk duhet t’ju turbullojnë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që të mos turbullohen nga hijet e së shkuarës, duke nënkuptuar Sali Berishën.

Sipas tij të drejtat themelore të demokratëve janë të paprekshme.


Basha i është mbështetur nga Enkelejd Abileaj, Orjola Pampuri, Arbri Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi dhe të tjerë.

Ndryshe, në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, u miratua edhe statuti i ri i partisë, sipas të cilit bëhen disa ndryshime thelbësore në organizimin e saj.

Sipas statutit të ri është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse. /tch/