LAJMI I FUNDIT:

Dy policë spanjollë shpëtojnë qenin që ngeci në ujërat e ftohta të liqenit

Dy policë spanjollë shpëtojnë qenin që ngeci në ujërat e ftohta të liqenit

Dy oficerë policie në Spanjë shpëtuan në mënyrë heroike një qen në temperatura të ulëta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policët hoqën uniformat e tyre dhe u zhveshën deri në bel përpara se të futeshin në një rezervuar të ngrirë dhe të shpëtonin qenin.


Njëri prej tyre përdori një degë të madhe peme për të thyer akullin e trashë që ishte formuar në sipërfaqen e liqenit dhe për të arritur deri te kafsha.

Ai dhe një koleg më pas arritën të lironin një shteg për të që të kthehej me not, përpara se të tre të ngjiteshin në vijën e bregut.

Qeni kishte ngecur për një kohë të gjatë në rezervuarin që gjendet në Canfranc të Aragonës, Spanjë lindore, përpara se policia të thirrej. /Telegrafi/