LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen dy marrëveshje me BEI dhe BERZh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë

Nënshkruhen dy marrëveshje me BEI dhe BERZh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Matteo Rivellini dhe Cagin Pabucco,  si dhe me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Matteo Colangeli, kanë nënshkruar sot marrëveshjet financiare për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Mitrovicës, në vlerë prej 19.8 milionë euro dhe 13.5 milionë euro.

Projekti që bashkë-financohet nga këto dy institucione parasheh ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimin e rrjetit ekzistues.


Rreth 213,000 qytetarë të Komunës së Mitrovicës pritet të përfitojnë nga ky projekt, përmes përmirësimit të kushteve mjedisore dhe shëndetit publik.

Zhvillimi i këtij projekti infrastrukturor do të zvogëlojë ndotjen e mjedisit, veçanërisht në lumin Ibër.

Projekti mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, me një grant prej 5 milionë eurosh përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin mes palëve, qasjen konstruktive në mbarëvajtjen e negociatave, si dhe rolin e tyre në financimin e projekteve të shumta që kanë kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të rëndësishme ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se ky projekt e vendos Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian duke kontribuar pozitivisht në përafrimin me kriteret mjedisore të BE, specifikisht Direktivës mbi Trajtimin e Ujërave të Ndotur Urban. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bien aksionet e Apple shkaku i vendimit të qeverisë kineze

Bien aksionet e Apple shkaku i vendimit të qeverisë kineze

Botë
Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik

Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik

Telegrafi Jobs
Këtë të premte në HaPiTe: Çka duhet pronarët e bizneseve të dinë për HR?

Këtë të premte në HaPiTe: Çka duhet pronarët e bizneseve të dinë për HR?

Ekonomi
Zgjidh Prime Travel për aventurat më të mrekullueshme të jetës suaj

Zgjidh Prime Travel për aventurat më të mrekullueshme të jetës suaj

Prime Travel
Bëje ëndrrën tënde realitet - apliko për bursën nga  Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK

Bëje ëndrrën tënde realitet - apliko për bursën nga Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK

AMIK
Aliu: Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar

Aliu: Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar

Ekonomi
Kalo në kategori