LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kemi rritje të BPV-së për 3% dhe rritje e të eksportit për 29%

LSDM: Kemi rritje të BPV-së për 3% dhe rritje e të eksportit për 29%

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se se ekonomia e vendit është stabile dhe e gatshme për të menaxhuar me sfidat globale.

“Dëshmia për këtë është rritja e BPV-së për 3% në tre mujorin e tretë të vitit 2021. Krahas rritjes së BPV-së, kemi rritje edhe tek eksporti në 10 muajt e parë të vitit që është rritur për 29% në krahasim me vitin e kaluar”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se edhe Banka Popullore vërtetoi se denari është stabil dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nga informacionet që i nxjerrin disa media, ndërsa ata si parti, thonë nga LSDM, do të vazhdojnë të ndërmarrin masa për t’u kujdesur ndaj qytetarëve dhe standardit të tyre ekonomik.


“Në këtë drejtim është edhe vendimi i qeverisë për ngrirje të çmimit të prodhimeve bazë deri në janar të vitit 2022, ndërsa çmimin s’mund të jenë më të mëdha se 1 dhjetori i vitit 2021. Në vitin 2022 vazhdon rritja e pagave dhe pensioneve. Paga minimale nga janari do të jetë 18 mijë denarë, ndërsa me metodologjinë e re, pensionet do të rriten dy herë në vit, mes 400 dhe 600 denarë, varësisht nga pensioni”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/