LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model S pajiset me një motor V8, vetëm për të nxjerr tingull të ‘vërtetë’ nga kjo veturë

Tesla Model S pajiset me një motor V8, vetëm për të nxjerr tingull të ‘vërtetë’ nga kjo veturë

Një muaj pas premierës në Sema Show, kjo Tesla unike po qarkullon nëpër rrugë.

Makinat elektrike kanë një sërë avantazhesh ndaj automjeteve klasike të fuqizuara nga lëndë djegëse fosile, por në një aspekt ato thjesht nuk mund të konkurrojnë. Pavarësisht zërit të gjeneruar artificialisht, gjithçka që deri më tani është ofruar nga veturat elektrike është larg tingullit të një motori të vërtetë V8.

Prandaj Rich Benoit vendosi ta rregullonte këtë ‘problem’ dhe të bënte diçka krejtësisht të papritur dhe të çmendur. Ai vendosi të ridizajnojë Modelin S të Teslës dhe të instalojë në të një motor V8.


Sigurisht, ai nuk ishte aq i ‘çmendur’ sa të merrte një Tesla Model S të re, por bleu në ankand Modelin S, e cila ishte e dëmtuar nga përmbytjet. Dhe më pas filloi përgatitjen dhe procesin e mundimshëm të instalimit të një numri përbërësish mekanikë, duke përfshirë motorin V8 nga Chevrolet Camaro i futur në bagazhin e përparmë.

Makina u shfaq premierë në fillim të nëntorit në Sema Show dhe tani mund ta shohim në trafik për herë të parë.

Tesla Model S me një motor V8 sigurisht që nuk do t’u pëlqejë fansave të Teslës, por sigurisht që është një projekt interesant që tregon se si çdo gjë është e mundur sot, edhe nëse një Tesla përfundon në një pikë karburanti, por edhe në një servis Chevrolet. /Telegrafi/