Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë ndaj akuzave të paraardhësit të tij në krye të selisë blu, i cili e quajti atë “kukull” për tetë vjet dhe të paaftë për të fituar zgjedhjet.
Sipas Bashës, Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor, nuk është gjë tjetër veçse një tubim dhe asgjë nuk do të ndodhë aty.
Por, ajo që të fillojë, do të jetë ajo çfarë Basha quan “shkëputje e tubit të oksigjenit të Edi Ramës”. Me këtë fjali, ai i referohet një hovi të pretenduar, të cilin Berisha po i jep kryeministrit Rama me betejën që i ka shpallur për kreun e PD-së.
“Unë nuk komentoj vendimet e SHBA-ve”, riktheksoi Basha. “Si unë si Berisha, kemi mbajtur qëndrime ndaj atyre, të cilëve janë shpallur non grata. Sot, Sali Berisha i serviri për herë të fundit shqiptarëve gënjeshtrat e tij”.
Kështu, kreu i bluve ravijëzoi faktin se sipas tij, “Shqipëria e vlerave nuk mund të vijë përmes gënjeshtrave”.
“Demokratët janë manipuluar nga Sali Berisha. Trekëndëshi i Bermudave (referuar treshes Berisha-Rama-Meta), do ta përçajë PD-në. Por, pas Berishës, radhën e kanë edhe të tjerët”.
Kështu mendon Basha, i bindur se ai do të ndalë fitimtar nga lufta përballë Berishës.
Sakaq, qëllimi i vetëm për të, mbetet Shqipëria dhe shqiptarët. Ndërsa, qëllimi i Berishës, mbetet interesi i tij personal, në mbivendosje me interesat e çdo demokrati.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Basha e ka ftuar vetë Berishën në Kuvendin që ai ka thirrur, më 18 dhjetor.
“Në datë 18, ka Kuvend. Berisha nëse do Kuvend, le të vijë aty”.
Berisha ndaj Escobar: Shqiptarët nuk i pranojnë vendimet nga kukullat
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar në një bisedë telefonike në emisionin “Opinion” në Tv Klan, se “vendimet nga kukullat, shqiptarët nuk i pranojnë”, duke iu referuar vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas Berishës, vendimi i SHBA-ve lidhet me një lobim të qartë kundër tij. Për këtë shkak, shpalljen non grata nga amerikanët, ai vijon ta quajë të pavlerë.
Mbi aksionin e tij, ai ka thënë se atë do të vijojë ta shtrijë vetëm në gjykatë. Pra, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë lobime në asnjë strukturë, përpos procesit që ka hapur ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Gjykatën e Parisit.
“Do të shihni se çfarë turpi ndodhet në dosjet ku është bazuar përcaktimi i Sali Berishës”, deklaroi ai.
Mbi duelin e tij me kreun aktual të Partisë Demokratike dhe pasuesin e tij, Lulzim Bashën, ai tha se ky i fundit, duhet të jepte dorëheqjen prej kohësh.
“Ndryshimi im dhe i Lulzim Bashës është shumë i madh. Ai ka humbur katër palë zgjedhje dhe ende nuk ka dhënë dorëheqjen”, vijoi retorikën ai.
Për sa i përket Kuvendit të thirrur prej tij në 11 dhjetor 2021, Berisha e ka rritur numrin e firmave të mbledhura nga delegatët. Ai ka thënë se ato kanë shkuar në rreth 5 mijë e 200, nga 4 mijë e 200 që pati dorëzuar më parë për mbledhjen e Kuvendit./APost/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje