Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Mirjana Spoljaric Egger, Ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherit ndihmës administratore e UNDP-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura.
Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovë, Fitore Pacolli, dhe në anën tjetër Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP në Kosovë, Tahmina Anvarova, Specialiste e Strategjisë dhe Partneriteteve të UNDP në RBEC dhe Enisa Serhati, Menaxhere e portofolios së rritjes gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmërisë klimatike e UNDP në Kosovë.
Duke folur për planin e vaksinimit dhe rimëkëmbjes lidhur me COVID-19, kryeministri Kurti theksoi përqindjen e lartë të qytetarëve të vaksinuar të moshës 16+, me rreth 60% të vaksinuar me të dyja dozat, gjë që e bën Kosovën lider në Ballkanin Perëndimor.
“Ne hartuam pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila është 6% e Bruto Produktit Vendor, me synim për t’i mbështetur ata që patën humbur vendin e punës gjatë pandemisë dhe për formalizimin e vendeve të punës, prodhimin vendor, rritjen e eksportit, familjet, punëtorët shëndetësorë dhe policinë. Situata me pandeminë theksoi nevojën e digjitalizimit sa më të shpejtë të shkollave tona. Prandaj, qeveria po punon për strategjinë e re për arsimin, me digjitalizimin si një nga shtyllat e strategjisë. Digjitalizimi është një nga objektivat kryesore në programin tonë të qeverisë dhe Agjenda Digjitale 2030 do të jetë një nga pikat kyçe e strategjisë sonë të re të zhvillimit kombëtar, u shpreh kryeministri Kurti gjatë këtij takimi.
Ai theksoi se qeveria synon të përdorë transformimin digjital si një shtysë për të përmirësuar administratën tonë publike, sistemin tonë arsimor, sektorin shëndetësor, sistemin e drejtësisë dhe të gjitha fushat e tjera të qeverisjes.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në takimi u diskutua gjithashtu mbi çështjet ambientale dhe veprimet e nevojshme që trajtojnë veçanërisht mbetjet, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve. U veçuan veprimet e qeverisë për të mbrojtur pasurinë natyrore të rajonit, për të luftuar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, dhe për të siguruar sisteme të qëndrueshme ushqimore.
Kryeministri Kurti vlerësoi mbështetjen e UNDP në ngritjen e kapaciteteve dhe ndihmën me ekspertizë në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kibernetike.
Mirjana Spoljaric Egger theksoi përkushtimin e UNDP për të mbështetur reformën zhvillimore të Kosovës, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, përpjekjet kundër korrupsionit, frenimin e ndotjes së ajrit, dekarbonizimin e ekonomisë, tranzicionin e energjisë drejt burimeve të ripërtëritshme, rritjen e efikasitetit të energjisë dhe zhvendosjen nga subvencionet e karburanteve fosile. Këto prioritete janë në përputhje me ofertën e UNDP për COVID-19 2.0 dhe ofrojnë mundësi të qartë për bashkëpunim të intensifikuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi