LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja me sanksione të reja, Blinken: Kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

SHBA-ja me sanksione të reja, Blinken: Kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar sanksione të reja për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të vendeve të ndryshme.

Kështu ka pohuar zyrtari amerikan në ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe në kohën kur po mbahet samiti virtual i demokracisë.

Por, kryediplomati amerikan nuk ka zbardhur emrat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve që janë shpallur persona non-grata.


Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë
Lexo po ashtu Sanksionet amerikane kundër krimit të organizuar – cilat janë 11 bizneset e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit që operojnë në Kosovë

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme SHBA-ja ka futur në listën e zezë afaristin serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe disa bashkëpunëtorë të tij, si zyrtarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të sanksionojnë edhe zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/