LAJMI I FUNDIT:

Krivokapiq dyshon se një deputet i pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

Krivokapiq dyshon se një deputet i pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

Korrupsioni politik është një nga format më të këqija të korrupsionit, tha kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, duke thënë se pret që Mali i Zi të bëhet rezistent ndaj kësaj dukurie, pavarësisht se kush çfarë marrëdhëniesh ka me Qeverinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë rezultati pret nga votëbesimi ndaj Qeverisë, Krivokapiq tha se priste që një korrupsion tjetër politik të mos ndodhte, raporton rtcg.

“Korrupsioni politik është një nga format më të këqija të korrupsionit. Nuk e di nëse mund të krahasohet me korrupsionin e lartë. Ai korrupsion është i lidhur me elitën politike dhe ata në postet më të larta. Kjo është diçka që është e papërshtatshme për Malin e Zi”, tha Krivokapiq.


Ai beson se më e rëndësishmja është që Mali i Zi të ndjek një rrugë që, siç tha, është shumë e qartë – në të gjitha fushat të aplikohen standardet evropiane.

Duke komentuar pretendimet e deputetit demokrat, Boris Bogdanoviq se dikush nga shumica parlamentare mund të votojë për mosbesimin e Qeverisë për dhjetëra milionë euro, Krivokapiq tha se “diçka po thuhet”.

“Çdo gjë ka çmimin e vet, jo rastësisht sot thashë se buxheti vjetor prej rreth një milion eurosh është drejtuar drejt disa flukseve të çuditshme”, tha Krivokapiq.

Ndryshe, qeveria rrëzohet në rast se 41 prej 81 deputetëve votojnë për shkarkimin e kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Amerika
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Amerika
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori