LAJMI I FUNDIT:

Vajtojnë në Bern, zviceranët ndezin 11.288 qirinj – nga një për çdo viktimë të COVID-19

Vajtojnë në Bern, zviceranët ndezin 11.288 qirinj – nga një për çdo viktimë të COVID-19

Para ndërtesës së Parlamentit federal në Bern të Zvicrës, janë ndezur 11.288 qirinj – nga një për çdo viktimë të coronavirusit gjatë pandemisë që shpërtheu pothuajse dy vite më parë.

Ndezja e qirinjve në shesh, që njëherit është qendra e politikës së vendit, kanë marrë pjesë dhjetëra vullnetarë, transmeton Telegrafi.


Një ngjarje e ngjashme është mbajtur edhe vitin e kaluar, ku me këtë veprim dëshironin të krijojnë një hapësirë ku do të mund t’i kushtohej të gjitha viktimave duke vajtuar për ta – kështu të paktën pretendon Simon Gehren në emër të lëvizjes “Corona – kujtime”.

Ai ka porositur se kjo ngjarje është njëherit thirrje për autoritetet, që të bëjnë më shumë që të zvogëlohet numri i të infektuarve me coronavirus.

Zvicra, që ka rreth 8,6 milionë banorë, javëve të fundit është ballafaquar me një rritje të dukshme të rasteve të reja me COVID-19.

Masat në këtë vend janë akoma të buta për dallim nga vendet fqinjë si Austria dhe Gjermania. Sipas të dhënave zyrtare, në Zvicër me coronavirus janë të infektuar mbi 1 milion banorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori