LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2022 sot para deputetëve

Maqedoni: Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2022 sot para deputetëve

Sot do të mbahet seanca e 54-të e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rend dite të së cilës është Projektbuxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në lexim të dytë.

Debati për Projektbuxhetin e ndryshuar në seancë plenare zgjat pesë ditë.

Pas debatit rreth amendamenteve në komisionet në Kuvend, Qeveria ka pranuar 23 nga numri i përgjithshëm i amendamenteve.


Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi ndryshime në Buxhetin për rritjen e mjeteve në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë në vlerë prej 250 milionë denarë për realizimin e aktiviteteve programore të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Përmes ndryshimeve parashikohet edhe rritja e mjeteve në Gjykatën Kushtetuese në vlerë prej një milion denarë për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues dhe rritja e mjeteve në Policinë Financiare në vlerë prej një milion denarë.