LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Importi i energjisë elektrike gjatë muajit nëntor ka kushtuar rreth 10 milionë euro

KEDS: Importi i energjisë elektrike gjatë muajit nëntor ka kushtuar rreth 10 milionë euro

Kostoja e energjisë elektrike është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar përtej çdo parashikimi.

KEDS njofton se rritja e çmimit ka prekur edhe vendet më të zhvilluara të Evropës.

“Ballafaqimi me çmimet e larta të importit të energjisë elektrike duhet të bëjë që secili nga ne të reflektojmë përballë kësaj krize. E gjithë kjo në mënyrë që efekti negativ i tyre të ndihet sa më pak tek në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.


KEDS thekson se thirrjet për kursim po bëhen me qëllim që t’u lehtësohet barra financiare konsumatorëve tanë në faturat mujore në këtë periudhë, por edhe në të ardhmen.

“Në anën tjetër, tani që sfida e sigurimit të importit me çmime të larta po bëhet edhe më e madhe për KEDS-in dhe KESCO-n, thirrja për kursim dhe përkrahja e konsumatorëve së bashku me mbështetjen e institucioneve është e domosdoshme”.

Sipas tyre, nga 2.3 milionë euro sa ka qenë për muajin nëntor të vitit të kaluar, këtë vit kjo shumë ka shënuar rritje deri në 10 milionë euro.

“Dihet se për plotësimin e kërkesës për energji elektrike, importi i energjisë elektrike në orë të caktuara ka qenë gjithmonë i pashmangshëm, por në krahasim me vitin e kaluar, kur çmimi i importit të energjisë elektrike për muajin nëntor ka qenë 2.3 milionë €, këtë vit kjo shumë ka shënuar rritje deri në 10 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Tutje, përmendet se rritja e shpejtë e çmimeve të importit në këtë nivel ishte e paparashikueshme nga të gjithë politik-bërësit.

“Kjo shumë e lartë as për së afërmi nuk është paraparë nga askush, brenda dhe jashtë kufijve, dhe ka ardhur si pasojë e shumë faktorëve, kontrolli i të cilëve është jashtë vullnetit dhe ndikimit tonë”.

Po ashtu KEDS thotë se ulja e temperaturave ka ndikuar që kërkesa të jetë më e madhe për import, andaj apelon që të kihet kujdes në konsum.

“Me rënien e temperaturave nën zero, kërkesa do të jetë edhe më e madhe për import të energjisë. Nëse e shohim edhe nga ana tjetër, trendet e çmimeve sidomos në kohë të pikut, janë duke u rritur. Prandaj, që sistemi të jetë në gjendje të përballojë ngarkesat nga faktorë të shumtë, qofshin ato për shkak të çmimeve të papërballueshme, ose nga konsumi i lartë i energjisë elektrike, kërkohet vëmendja dhe bashkëpunimi i të gjithëve”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori