LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 10 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë 10 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit  janë regjistruar edhe 10 raste të reja me coronavirus, nga testimi i 2,288 mostrave.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga virusi, kurse janë shëruar edhe pesë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 319 raste aktive me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 3,236 vaksina kundër COVID-19.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë 1,633,364 doza të vaksinës.

Deri të mërkurën më 8 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 768,814 qytetarë.

Ndryshe, Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur të martën, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19,  ka vendosur që duke filluar nga e enjtja (09.12.2021) të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori