LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi reagon për herë të parë pas operimit në tru: Fuqia e Zotit, lutjet e juaja dhe përkushtimi i mjekëve më rikthyen sërish në jetë

Adriana Matoshi reagon për herë të parë pas operimit në tru: Fuqia e Zotit, lutjet e juaja dhe përkushtimi i mjekëve më rikthyen sërish në jetë
Foto: Telegrafi

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, pak ditë më parë u bë e ditur se ka kryer me sukses operimin në tru.

Ajo gjatë kësaj kohe ishte duke u trajtuar në Shqipëri, teksa ditën e djeshme u kuptua se është liruar edhe nga spitali.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës sot ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.


Artistja u shpreh e lumtur për gjithë ndihmën që iu ofrua e po ashtu edhe për atë që bën kolegët e shoqëria.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Matoshit (pa ndërhyrje):

“Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej.

Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja.

Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n’ditë qaq t’fshtira.

Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.
Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona.

Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin.
Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë.
Dr. Mentor Petrela njihet n’botë si doktor i mrekullive. Unë pata fatin me u operu prej tij, bashkë me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t’mira të mundshme.
Gjeneratat e reja të doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhemi me investu n’kto gjeneratat e reja, se besoj që edhe për ta ma i vlefshëm osht kontributi i tyne n’vend t’vetin.

Largojeni urrejtjen.

Ushqejeni shpirtin me dashni

Reflektoni pozitivitet.

Nisjani ditës tu e dashtë vetën se veç qashtu jeta juj ka me pas kuptim.

Kush mbjellë urrejtje, mos t’pret me korrë dashni.

Duajeni FAMILJEN por kurrë anash mos e leni SHOQNINË, se shoqnia osht njo prej pasunive ma t’mdhaja që Zoti ju bekon, qashtu si mu.

Shoqnia në krejt rastet e f’shtira osht aty për ty, saher doni me i mshefë problemet e mdhaja prej shpisë, shoqnia osht aty me t’ngu e kshillu çka me bo, qysh me ja dalë…

Fuqia e Zotit , lutjet e juja, përkushtimi i mjekve, m’rikthyn prap n’jetë.

Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk jom kon.

Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom tu qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi apsolute.

Premtimin që ja u dhash, e majta.

UNË, U KTHEVA”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori