LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen coronavirusi te Tottenhami: Gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit rezultojnë pozitiv

Shpërthen coronavirusi te Tottenhami: Gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit rezultojnë pozitiv

Tottenhami i Antonio Contes mund të jetë në problem serioz para ndeshje në Ligën e Konferencës ndaj Rennes pasi gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Emrat e atyre që kanë rezultuar pozitivë në teste nuk dihen ende, ndërsa Sky Sports Neës raporton se Spurs janë në pritje të rezultateve të testeve PCR përpara se të konfirmojnë se sa anëtarë të skuadrës janë prekur nga Coronavirusi.

Sipas mediave angleze deri në gjashtë nga lojtarët e ekipit të parë të Tottenham dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.


Meqenëse kërkohet një periudhë 10-ditore e izolimit për këdo që rezulton pozitiv me Coronavirus, kjo do të thotë që lojtarët dhe stafi i Contes do të humbasin tre ndeshje e radhës kundër Rennes, Brighton dhe Leicester City.

Është planifikuar edhe një përballje kundër Liverpoolit më 19 dhjetor, por ende nuk dihet se deri atëherë a do të jenë të gatshëm lojtarët.

Megjithatë, shpërthimi i coronavirusit nuk do të thotë se ndeshja e së enjtes ndaj Rennes është në dyshim, pasi sipas rregullave të UEFA-s, një ndeshje mund të shtyhet vetëm nëse skuadra ka më pak se 13 lojtarë në dispozicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori