LAJMI I FUNDIT:

Qytetari nga Peja që ka dhuruar gjak mbi 80 herë

Qytetari nga Peja që ka dhuruar gjak mbi 80 herë

Në Spitalin e Pejës viteve të fundit është shtuar numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut, por nevojat për gjak mbeten të larta.

Ali Nela nga Peja në jetën e tij ka dhuruar më shumë se 80 herë gjak.

Mëngjesi fillon me leximin e portaleve për të parë se çfarë ka të re në qytetin e tij, po mos ka nevojë dikush për gjak.


Pavarësisht se për fat të mirë kësaj radhe nuk pa ndonjë kërkesë urgjente për dhurimin e gjakut, ai niset drejt spitalit të Pejës për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.

Dhurimin e gjakut Aliu e ka filluar qysh në moshën 18-vjeçare.

“Që nga koha kur kamë filluar shërbimin ushtarak kamë dhënë vazhdimisht gjak. Në atë kohë më thoshin se dhurimi i gjakut e pastron atë”, tregon Ali Nela për RTV Dukagjinin.

Ai edhe sot e kësaj dite është i gatshëm për dhurimin e gjakut për këdo që ka nevojë.

“Unë e lë numrin e telefonit dhe jam i gatshëm të dhurojë gjak për këdo që ka nevojë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nela inkurajon edhe të tjerët nëse kanë mundësi të dhurojnë gjak.

Edhe drejtoresha e Transfuzionit në Spitalin e Pejës thotë se ka një vetëdijesim të qytetarëve për të dhuruar gjak.

“Mund të them se viteve të fundit ka një interesim të shtuar të qytetarëve për të dhuruar gjak. Mirëpo mund të them se gjithë ai dhurim i madh i gjakut nuk po na mjafton për të mbuluar nevojat e reparteve për gjak. Ka shumë patologji, aksidente vrasje dhe sasia e dhuruar nuk po mjafton“, deklaroi Rrezarta Dreshaj-Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori