LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 38 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një burg në Burundi

Të paktën 38 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një burg në Burundi

Të paktën 38 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një burg të mbipopulluar në kryeqytetin politik të Burundit, Gitega, tha zëvendë-spresidenti Prosper Bazombanza.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 69 persona të tjerë pësuan lëndime nga incidenti i së martës; flakët shkatërruan disa zona të objektit.

Bazombanza, i cili vizitoi vendin e ngjarjes me disa ministra të lartë, nuk tha se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin.


Një i burgosur tha se të burgosurit kishin vdekur nga flakët, derisa dëshmitarët kanë potencuar se ata me djegie më të rënda po dërgoheshin në spital me kamionë të policisë dhe të ushtrisë.

Institucioni strehonte më shumë se 1,500 të burgosur deri në fund të nëntorit, sipas shifrave të autoritetit të burgut, shifër kjo më e lartë se kapaciteti i tij prej 400. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori