LAJMI I FUNDIT:

Ashley Graham tregon barkun përpara lindjes së binjakëve dhe zbulon: Djemtë e mi peshojnë gati tre kilogram secili

Ashley Graham tregon barkun përpara lindjes së binjakëve dhe zbulon: Djemtë e mi peshojnë gati tre kilogram secili

Modelja e famshme zbuloi se është shtatzënë me djem binjakë gjatë muajit shtator.

Tani, 34-vjeçarja postoi në Instagramin e saj për të ndarë një tjetër foto të barkut të saj në rritje, siç ka bërë shpesh gjatë muajve të fundit.

Megjithatë, këtë herë ajo ndau disa lajme me 15.2 milionë ndjekësit e saj teksa shkroi: “Djemtë e mi peshojnë gati tre kilogram secili”.


Foto: Instagram

Kjo duket të jetë një shenjë shumë pozitive për Ashleyn dhe bashkëshortin Justin Ervin pasi pesha mesatare e lindjes së binjakëve është rreth dy kilogramë e gjysmë.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Ashley u kënaq me trupin e saj të jashtëzakonshëm në ndryshim me fotot e shpërndara në Instagram të enjten në mëngjes.

View this post on Instagram

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham)


Modelja shkëlqeu pozitivisht ndërsa bëri disa poza teksa mburrej se burri i saj Justin “thotë se strijat e mia duken si pema e jetës”.

Mbretëresha e pasarelave e çoi pozimin në një kënd më të mirë të shenjave të saj ndërsa u afrua dhe personalisht me kamerën. /Telegrafi/