Derisa shumë vende të botës gjenden në alarm prej frikës së variantit të ri Omicron të COVID-19 dhe janë duke shtuar masat shtrënguese, në Shqipëri në mënyrë të pashpjegueshme testimet kanë ardhur në ulje që prej muajit tetor, duke zbritur javën e fundit në kuotat më të ulëta që që prej gati 13 muajsh.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në 7 ditët e fundit, numri i testimeve ra në një total prej 13,781 njësi ose në një mesatare ditore prej 1,968 testimesh. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një tkurrje drastike prej 32.4 për qind. Krahasuar me mesataren ditore në shtator, rënie është dyfish më e thellë prej 61.5 përqind.
Është pikërisht ulja e numrit të tamponëve që ka sjellë dhe reduktimin, thuajse në të njëjtën masë edhe të rasteve të reja, të cilat në total gjatë javës së fundit zbritën në 2,152 të prekur ose në një mesatare ditore prej 307 të infektuarish. Në Shqipëri, një mesatare e tillë ditore ka qenë dhe në fillim të gushtit, por kur ndërkohë testimet ishin më shumë se dyfishi, mbi 4,600 në ditë.
E hëna ishte dita me më pak të infektuar, 172 të identifikuar në 27 bashki të vendit: 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz dhe Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet dhe Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë dhe Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar dhe Gramsh.
Që ulja e totalit të të prekurve në javën e fundit, ka qenë pasojë, thjesht dhe vetëm e rënies së testimeve, vërtetohet dhe nga fakti që pozitiviteti jo vetëm nuk është ulur, por ka pësuar një rritje të lehtë me 0.2 pikë përqindje, duke u ngjitur në 15.6 përqind, një nivel shumë i lartë.
Në Itali, aktualisht llogaritet në pak më shumë se 3 përqind, ndërsa në Francë, mbi 6 për qind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Sa i përket fataliteteve, për të 5-në javë radhazi ishin në ulje. Gjatë javës së fundit, ato thuajse u përgjysmuan, duke zbritur në 23 viktima. Të hënën u njoftua për pesë humbje jete: një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, dhe një 90 vjeçar nga Lushnja.
Ato duket se reflektojnë një përmirësim të situatës dhe në spitale, ku numri i pacientëve ka rënë, e po ashtu dhe i atyre që trajtohen në terapi intensive. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë