LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.


“Rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtine, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’ ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të dy veturave civile, me ç’rast tre persona kane pësuar lëndime trupore, dy meshkuj dhe një femër, dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjilan. Te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve, mirëpo Hashani tha se rreth ngjarjes janë duke u kryer hetime.

“Policia e Kosovës është duke i zhvillu hetimet rreth këtij rasti”, tha shkurt ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori