LAJMI I FUNDIT:

Ministri Besimi e dorëzoi propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2022 në Kuvendin e Maqedonisë

Ministri Besimi e dorëzoi propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2022 në Kuvendin e Maqedonisë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka dorëzuar Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2022, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me ç’rast Kuvendi duhet ta miratojë në seancë plenare më së voni deri më datë 31 dhjetor.

Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2022, përfshin amendamentet e pranuara gjatë debatit në komisionet kuvendore. Vlera e përgjithshme e amendamenteve të pranuara është 382 milionë denarë, me ç’rast është vlerësuar si një prej ndryshimeve më të mëdha të bëra përmes diskutimit lidhur me amendamentet dhe është konfirmim për gjithëpërfshirjen në procesin e miratimit të buxhetit dhe kapacitetin demokratik në vendin tonë.

Ministri Besimi, gjatë takimit theksoi se pret debati të vazhdojë në këtë frymë edhe në seancën plenare dhe me përkrahje të gjerë të votohet Buxheti për vitin 2022.


Qëllimet kryesore të Buxhetit për vitin 2022, janë: vazhdimi i kujdesit lidhur me mbrojtjen e shëndetit të popullatës, rimëkëmbja ekonomike dhe përshpejtimi i rritjes, rritja e investimeve përmes zbatimit të konsolidimit fiskal, përkrahja e proceseve të reformave në sektorin e gjyqësorit, integrimet euroatlantike, si dhe financimi i pandërprerë i funksioneve themelore të shtetit.

Siç ka informuar Ministria e Financave, fokusi kryesor i Buxhetit për vitin 2022, do të jetë mbi investimet, kështu që shpenzimet kapitale planifikohen të jenë në nivelin më të lartë deri më tani, me vlerë prej 38.2 miliardë denarëve. Shpenzimet kapitale marrin pjesë me 14% në shpenzimet e përgjithshme dhe janë rritur për 28.3% në krahasim me vitin 2021. Gjithashtu, do të ketë ulje të shpenzimeve joproduktive.

“Buxheti është krijuar sipas “rregullit të artë” në financat publike, gjegjësisht, deficiti buxhetor është më i ulët se shpenzimet kapitale, që nënkupton huamarrje vetëm për shpenzime kapitale, ndërsa mjetet do të destinohen drejt projekteve që japin efekt më të madh. Kjo do të nxisë një cikël investimesh që do të kontribuojë në rritjen e përshpejtuar ekonomike”, thuhet në kumtesë.

Me Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2022, planifikohen shpenzime me vlerë prej 272.4 miliardë denarëve që paraqet rritje për 1.4% krahasuar me vitin 2021 dhe do të jenë në nivel prej 35.2% të PBB-së. Të hyrat janë planifikuar të jenë 238.9 miliardë denarë dhe do të jenë 7.4% më të larta se në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, deficiti buxhetor planifikohet të jetë në nivel prej 33.5 miliardë denarëve ose 4.3% të PBB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori